Dhunuan gruan dhe djalin e komisionerit/ Pogradec, arrestohen dy autorët e dyshuar, në kërkim katër të tjerë

schedule19:58 - 11 Maj, 2025

schedule 19:58 - 11 Maj, 2025

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë  kanë vijuar hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit, i cili u dhunua nga shtetasi L.T

Si rezultat i hetimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit  23 vjeçar, dhe 58 vjeçar, banues në Pogradec për veprat penale ” Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç, R. T., 37 vjeç, si dhe L. K., 34 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas rreth orës 13:00, kanë shkuar në afërsi të banesës së komisionerit dhe kanë dhunuar djalin dhe bashkëshorten e tij. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!