Dhunuan gratë, dy burra të arrestuar në Tiranë

schedule15:48 - 13 Korrik, 2020

schedule 15:48 - 13 Korrik, 2020

Policia e Tiranë ka vënë në pranga dy bashkëshortë dhunues, të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Të arrestuarit janë SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, i cili ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur dhe shtetas . K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i plotë:

Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”./abcnews.al