Dhunuan gjykatësin, jepet masa e sigurisë për 3 vëllezërit në Vlorë

schedule11:01 - 17 Korrik, 2021

schedule 11:01 - 17 Korrik, 2021

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg njërin nga tre vëllezërit të cilët dhunuan gjykatësin në Vlorë.

Masa arrest në burg është vendosur për Fatosh Myslymin, ndërsa për dy vëllezërit e tjerë Elmaz dhe Myslym Myslymi është vendosur masa arrest në shtëpi.

Lexo edhe: Të qara dhe ulërima, jepet vendimi për vëllezërit që dhunuan gjyqtarin: Familjarët reagojnë ashpër

Kujtojmë se ngjarja është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku pas një vendimi të dhënë, gjyqtari Arqile Basho 63-vjeç është dhunuar nga të paditurit.

Lexo edhe: Kundërshtuan me dhunë gjyqtarin në Vlorë, arrestohen 3 vëllezërit

Tre vëllezërit kanë hedhur akuza në drejtim të gjykatësit duke pretenduar se po i grabit pronën dhe se sipas tyre vendimi i gjykatësit është dhënë kundër tyre.

Çështja kishte të bënte me një objekt që thuhet se është marrë nga një firmë ndërtimi për të bërë pallat.

Çfarë dëshmoi më herët një nga vëllezërit:

“Bëhet fjalë për një shtëpi që banojnë, që na e ka dhënë firma, na e ka dhënë me kontratë sipërmarrje, i ka shitur të gjitha 2 herë hyrjet tona firma, ca bën firma tani bashkë me këta, na hedhin në gjyq ne. Ne kemi 8 vjet në gjykata. Ka dhënë një vendim të jashtëligjshëm, na grabit pronën me vendim gjykate, ia jep një tjetri që e ka shitur firma për herë të dytë, nuk na jepte shpjegim pse e ka marrë këtë vendim, e kemi ndaluar që të na jepte shpjegim, nuk e dhunuam, mua po më nxjerr në rrugë. Ky do më grabisë pronën, nuk kam shpresa, edhe çështjet e tjera i merr ky, përderisa i merr ky, ka diçka që nuk shkon, është e dyshimtë, 3 gjyqe të më marrë mua rresht ky gjyqtar, i merr në mënyrë korruptive, se një gjyq e ka marrë dhe na e ka dhënë kundra, pse duhet të marrë prap”, ka dëshmuar një nga vëllezërit.

Mbi tre vëllezërit e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al/