Dhunuan drejtorin e OSHEE në Lezhë, Gjykata lë në burg dy autorët

schedule10:44 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 10:44 - 24 Dhjetor, 2022

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Leonard Pepën dhe Sebastiano Malotajn, të cilët akuzohen si autorë të dhunimit të drejtorit të OSHEE në Lezhë, Edmir Përndreca.

Është regjistruar procedim penal për veprat penale “goditje për shkak të detyrës” dhe “plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim.”

Nga ana e prokurorit të çështjes janë kryer veprime hetimore intensive, kontroll, këqyrje pamjesh filmike, ekspertime, janë marrë në pyetje dëshmitarët dhe nga analiza janë krijuar dyshime se së paku dy persona, Leonard Pepa dhe Sebastiano Malotaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur Përndrecën.

Lexo edhe: “Dolën nga makina dhe më goditën me sende të forta”, drejtori i OSHEE në Lezhë mohon t’i ketë njohur dhunuesit

Dy të dyshuarit nuk e kanë pranuar akuzën, ndërsa prokurori i çështjes Sabri Kastrati ka paraqitur prova që sipas organit të akuzës implikojnë dy të rinjtë në ngjarje.

Gjyqtari Ilir Përdeda ka pranuar kërkesën e prokurorit duke dërguar në paraburgim dy të dyshuarit.

Ngjarja ka ndodhur më 30 nëntor 2022.

Drejtori i OSSHEE, Edmir Perndreca në dëshminë e tij dha detaje në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj tij. Perndreca ka bërë të ditur se ka konstatuar një automjet që i vinte nga pas për një distancë të gjatë rruge që më pas e goditi atë nga pas. Ai ka ndaluar menjëherë automjetin dhe ka zbritur në tokë, por është përballur me goditjet me sende të forta të tre personave që ndodheshin në automjetin që e goditi./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!