Autori i dorëzuar pranon krimin/ Dorjan Aliaj: E ndoqëm avokatin dhe planifikuam krimin

schedule09:52 - 30 Maj, 2024

schedule 09:52 - 30 Maj, 2024

Një nga katër autorët e dyshuar të dhunës së ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi që është dorëzuar pasditen e së mërkurës ne policinë e Tiranës ka pranuar krimin. 32-vjeçari Dorian Aliaj ka shpjeguar se ka qenë një nga personat qe ka goditur Sokol Mengjesin. Dorjan Aliaj ka thënë se ai vete nuk e ka qëlluar me sende të forta por vetëm me grusht. Sipas tij nuk kanë pasur qellim t’i shkaktojnë dëmtime serioze avokatit.

Më tej Aliaj, ka treguar para hetuesve se e kishin ndjekur dhe planifikuar sulmin ndaj avokatit, dhe rrinin vazhdimisht duke komunikuar me 3 të afërmit e tij për lëvizjet e avokatit Sokol Mëngjesi. Aliaj po ashtu ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave.

Ndërkohë Dritan Nano i cili po mbahet në polici, ka mohuar që të jetë porositës i kësaj ngjarje duke mos pranuar të bashkëpunojë me grupin hetimor. Megjithatë nga të gjitha hetimet e bëra nga policia është krijuar bindja se Nano është personi që ka organizuar sulmin ndaj avokat Sokol Mëngjesit pasi nuk donte të paguante detyrimet në ngarkim të tij për avokatin.

Ndërkaq tre persona të tjerë te dyshuar si autorë të kë saj ngjarjeje Elton Kasaj, Drivald Aliaj vijojnë të jenë në kërkim së bashku me Romario Tabakun, i cili ka larguar autorët nga vendi i ngjarjes me automjet.  Policia ka vene ne dispozicion 20 mije euro për informacione që çojnë në kapjen e tyre. Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e 3 personave të shpallur ne kërkim për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, por asnjë prej tyre nuk është gjetur. Ka dyshime se pas dhunës  Elton Kasaj, Drivald Alia, dhe Romario Tabaku, të kenë ikur jashtë Tirane. Kjo ka bërë që policia të shtrijë kontrollet në qytete të ndryshme si Puka, Shkodra (zona kufitare me Malin e Zi) si dhe në Kukës pranë pikës doganore pasi ka dyshime se mund të tentojnë të largohen jashtë vendit.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua të mërkurën në rrugën “Pjetër Bogdani” në Kryeqytet. Autorët  e kanë pritur avokatin para kopshtit, ku sapo ai kishte lënë djalin e tij.  Ne pamjet e kamerave  te sigurisë duket avokat sxokol Mëngjesi qË ndërsa del nga dera e kopshtit, sulmohet befasisht nga tre persona që e godasin me grushte, duke e rrezuar ne toke dhe me pas vazhdojnë ta godasin teksa është i shtrirë. Ne pak sekonda autorët largohen nga vendi i ngjarjes.

Abc Neës mëson se Sokol Mëngjesi ka pësuar dëmtime të shumta në kokë, por edhe në trup. Avoakti ndodhet në spitalin e traumës, ku prej mesditës se djeshme është futur në intubim për shkak të dëmtimeve në kokë.

Sipas policisë avokati sokol Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës.

Abc Neës mëson se avokati sokol Mëngjesi ishte përfaqësues ligjor i 8 trashëgimtarëve të një prone në Tiranë, në procesin  gjyqësor të fituar si në shkallën e parë ashtu edhe në Apel. Por njëri prej trashëgimtarëve, pikërisht Dritan Nano, i cili është shoqëruar nga Policia si organizator i dyshuar i dhunës, nuk ka pranuar respektimin e kontratës me studion ligjore. 58-vjeçari ka kërcënuar vazhdimisht avokatin që të tërhiqet nga përqindja që studio ligjore duhet të merrte, madje një muaj më parë kanë pasur edhe një takim sqarues por nuk kanë rënë dakord.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!