Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, Apeli lë në burg dy të arrestuarit

schedule12:47 - 19 Qershor, 2024

schedule 12:47 - 19 Qershor, 2024

Apeli i Përgjithshëm ka lënë të pandryshuar masën e arrestit në burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian, të arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua fizikisht nga katër persona, tre prej të cilëve vijojnë të jenë në kërkim.

Ai ishte perfaqesues ligjor i 8 trashëgimtarëve të një prone në Tiranë, në procesin  gjyqësor të fituar në Shkallën e Parë dhe në Apel.

Por njëri prej trashëgimtarëve, pikërisht Dritan Nano i cili u shoqëruar nga Policia si organizator i dyshuar i dhunës, nuk pranoi respektimin e kontratës me studion ligjore për kryerjen e pagesës.

Pas 16 ditësh në gjendje të rëndë, avokati Sokol Mëngjesi doli nga gjendja e komas më 13 qershor, teksa ndodhet i shtruar në një spital në Athinë.abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!