Dhunuan 27-vjeçarin për borxhin dhe e mbajtën peng për 30 minuta, arrestohen dy persona

schedule10:18 - 12 Prill, 2021

schedule 10:18 - 12 Prill, 2021

Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhunuar fizikisht një 27-vjeçar duke e mbajtur peng për 30- minuta.

Sipas policisë në pranga janë vënë S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë të cilët pretendonin se 27-vjeçari i kishte borxh një sasi lekësh njërit prej tyre.

Në lidhje me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

“Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht shtetasin A. I., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilin e kanë mbajtur përreth 30 minuta në banesën e shtetasit S. K., me pretendimin se i kishte borxh shtetasit A. M., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!