Policia e Fierit ka identifikuar dhe shoqëruar në Komisariatin 5 adoleshentët që shfaqeshin në një video të publikuar në rrjetet sociale duke dhunuar një 19-vjeçar.
Sipas bluve të Fierit, se në datën 7 tetor janë informuar se E. H., 19 vjeç, disa muaj më parë e kishin dhunuar disa adoleshentë.
Pas kësaj, ata kanë shoqëruar 19-vjeçarin dhe pas informacionit të marrë prej tij kanë bërë identifikimin dhe shpoqërimin e 5 personave të përfshirë në dhunimin fizik të tij.
Siç njofton policia ngjarja ka ndodhur 14.04.2020 por shtetasi i dhunuar asnjëherë s’ka bërë denoncim në Policinë e Fierit.
Njoftimi i policisë:
Policia e Fierit identifikoi dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier 5 adoleshentët që shfaqeshin në një video të publikuar në rrjetet sociale duke dhunuar një 19-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, më datë 07 tetor 2020, kanë marrë djeni në rrugë operative se shtetasin E. H., 19 vjeç, disa muaj më parë e kishin dhunuar disa adoleshentë.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shoqëruar 19-vjeçarin dhe pas informacionit të marrë prej tij kanë bërë identifikimin dhe shpoqërimin e 5 personave të përfshirë në dhunimin fizik të 19-vjeçarit.
Veprimet hetimore u kryen nën drejtimin e Prokurorisë dhe në prezencë edhe të përfaqësuesve nga NJMF-ja, Bashkia Fier.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ngjarja ka ndodhur në datën 14.04.2020 por shtetasi i dhunuar asnjëherë s’ka bërë denoncim në Policinë e Fierit.
Pas hetimeve të kryera, rezultoi se shtetasi E. H., 19 vjeç,(personi i dhunuar në video), në datën 14.04.2020 është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin e mitur M. G., 16 vjeç, cili është dhe një nga pesonat që e ka dhunuar në videon e publikuar.
Pas konfliktit me shtetasin E. H., në ndihmë të shtetasit të mitur M. G., kanë shkuar shokët e tij, shtetasit e mitur: F. M., 14 vjeç, Rr. Sh., 17 vjeç, A. B., 17 vjeç dhe F. L., 17 vjeç, banues në lagjen Sheq i Madh, Fier.
19-vjeçari, pas dhunimit në fjalë, nuk ka marë mjekim as në Spitalin Civil Fier dhe as në Qendrat Shëndetësore apo klinika private.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.