Dhunuan 18-vjeçarin dhe i morën paratë/ Një i arrestuar në Vlorë, dy të tjerë në kërkim

schedule13:10 - 22 Nëntor, 2023

schedule 13:10 - 22 Nëntor, 2023

Një person është arrestuar në Vlorë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim këtë të mërkurë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 9”.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë një shumë parash një 18-vjeçari, duke e dhunuar fizikisht.

Policia ka sekuestruar automjetin që dyshohet se është përdorur nga autorët, gjatë vjedhjes, dhe 1 celular.

Ndërkaq, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!