Dhunonte të dashurën, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

schedule12:37 - 22 Maj, 2022

schedule 12:37 - 22 Maj, 2022

Një 24-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij.

I arrestuari është identifikuar me inicialet A. G, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. B., 59 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtje.

/abcnews.al./