Rrahu gruan dhe i vuri flakën shtëpisë, arrestohet 51 vjeçari në Fier

schedule16:23 - 29 Maj, 2020

schedule 16:23 - 29 Maj, 2020

Një 51-vjeçar në Libofshë është arrestuar në flagrancë.  A. S u vu në pranga pasi i ka vënë zjarrin banesës duke shkaktuar dëmtimin total të saj.

Po ashtu, 51-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, Gj.S., 44 vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S., 51 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Rreth Libofshë, i ka vënë zjarrin banesës, duke shkaktuar dëmtimin total të saj dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Gj.S., 44 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dhunë në familje”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!