Policia në Fushë Arrëz arrestoi në flagrancë shtetasin 35 vjeçar, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e mbajti të mbyllur në banesë, pa e lejuar të dalë.
Ai akuzohet për “Dhunë në familje” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan në flagrancë shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Fushë Arrëz, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe nuk e ka lejuar atë të dalë nga banesa. “



