BURREL- Një 48-vjeçar nga Burreli është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Policia thotë se bashkëjetuesja e tij pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike është dërguar për mjekim në spitalin psikiatrik në Tiranë.
Sipas policisë, 48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.
Procedohet, po ashtu edhe 36-vjeçari, i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit për të shëruar 33-vjeçaren. Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 fishekë luftarakë./ n.m.abcnews.al