Nusja dhunon vjehrrën/ Shkodër, 82-vjeçarja u godit me bastun, ndodhet në spital

schedule10:00 - 12 Shtator, 2024

schedule 10:00 - 12 Shtator, 2024

Këto shenja në fytyrë i janë shkaktuar nga dhuna e nuses.

82-vjeçarja nga Shkodra, Nazmie Buci ndodhet në spital pasi ka marrë plagë të rënda pasi u godit disa herë me bastunin që lëvizte nga Elmira Buçi.

U kap nusja me mua. Mori shkopin që mbaj dhe më goditi. Më lau gjaku.”, flet e moshuara para kamerave.

Rezulton se për ngjarjen ka qenë në dijeni dhe djali i të moshuarës por nuk e ka denoncuar rastin.

Djali s’ka qenë në shtëpi, pasi erdhi nuk më çoi në spital. Doja të merrja telefonin që të lajmëroja policinë, mirëpo ma kapi prej dore dhe ma hodhi në tokë. Ma theu”, thotë 82-vjeçarja.

Policia është vënë në lëvizje pas telefonatës së fqinjëve të 82-vjeçares të cilët e kishin parë me shenja në trup.

Dy ditë pas ngjarjes policia njoftoi se ka vënë në pranga nusen dhunuese, 43 vjeçarem Elmira Buci ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes janë ende nën hetim.

/abcnews.al