Një efektiv policie është pezulluar nga detyra, ndërsa ndaj tij gjykata ka caktuar masën e detyrimit me paraqitje.
Efektivi Nderim Cami, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Kallëzimi i rremë”.
Në njoftimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore thuhet se 33-vjeçari, në mosrrespektim të atributeve për shkak të funksionit organik, me datë 02.12.2022 ka kryer shoqërimin pa arsye të ligjshme të një shtetasi, të cilin gjatë kohës së qëndrimit në ambjentet e Komisariatit, e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Gjithashtu, për të manipuluar veprimet e kryera prej tij, ky punonjës policie ka depozituar kallëzim penal ndaj këtij shtetasi për “Kundështim të punonjësit të policisë”./abcnews.al