Dhunoi të dashurin pas ndarjes, këngëtari i njohur kërkohet nga policia

schedule12:05 - 7 Korrik, 2022

schedule 12:05 - 7 Korrik, 2022

Këngëtari Ricky Martin ka mohuar akuzat për dhunë. Ndaj tij, është lëshuar një urdhër ndalimi, i firmosur të premten pasi autoritetet morën një ankesë nga një burrë. Sipas gazetës portorikane El Vocero, personi në fjalë kishte qenë në një lidhje për 7 muaj me këngëtarin para se të ndaheshin.

Personi i paidentifikuar pretendon se Martin nuk e ka pranuar ndarjen dhe është parë pranë shtëpisë së tij të paktën tre herë. Sipas El Vocero, ata “u ndanë dy muaj më parë, por i padituri [Martin] nuk e pranon këtë. Ai e telefonon shpesh. Përveç kësaj, ai e ka parë rreth banesës së tij të paktën në tre herë.

Ricky Martin slapped with $3M lawsuit from former manager

Personi ka frikë për sigurinë e tij”.  Ndërkohë, këngëtari është shprehur se urdhri bazohej në akuza “plotësisht të rreme” dhe ai u zotua se do të përballet me fakte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!