Policia e Shtetit ka proceduar 40 persona pas protestës që u zhvillua mbrëmjen e së hënës nga opozita, ku mes tyre bëjnë pjesë dhe deputetë:
Çlirim Gjata
Flamur Noka
Xhelal Mziu
Albana Vokshi
Oerd Bylykbashi
Flamur Hoxha
Petrit Doda
Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
Lefter Maliqi
Tedi Blushi
Gazment Bardhi
Luçiano Boçi
Lefter Gështenja
Saimir Korreshi
Erisa Xhixho
Ina Zhupa
Ludovik Hasani
Sakaq, janë arrestuar dhe 7 persona për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me tubimet e organizuara ditën e djeshme, nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, në disa akse rrugore dhe pika lidhëse të kryeqytetit, informojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kryen paligjshmëri gjatë tubimeve. Në përfundim të këtyre veprimeve:
-U arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 27 vjeç, A. H., 21 vjeç, J. Ç., 27 vjeç, A. C., 25 vjeç, G. S., 55 vjeç, V. Gj., 59 vjeç dhe Ç. K., 31 vjeç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, 21 shtetas, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”;
-U proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit F. N., A. Q., Ç. Gj., I. K., A. M., Xh. M., T. A., A. P., E. E., L. H., I. K., S. J., A. K., A. V., O. B., F. H., A. U., P. D., A. Gj., E. H., L. M., R. L., G. S., D. M., Sh. M., A. M., A. M., A. K., A. A., M. G., A. H., T. B., A. P., G. B., L. B., F. M., L. G., S. K., E. Xh. dhe I. Zh., me detyra deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe/ose përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Partisë Republikane ose Partisë së Lirisë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë iu kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve. Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.