U raportua nga policia si vdekje natyrale ajo e një gruaje 75-vjecare në Kavajë e cila u gjet e vdekur të shtunën në banesën ku jetonte me djalin e saj, por një ditë më vonë policia sqaron se e moshuara është vrarë nga djali 35-vjeçar që vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në pranga ka përfundur Ndriçim Sokoli. Sipas policisë në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të të moshuarës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar vdekje natyrale. Por pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se 75-vjeçarja kishte disa orë që kishte humbur jetën.
Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, Ndriçim Sokoli i cili vuan nga problem të shëndetit mendor, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të ëmës, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës. Ishte nipi i të ndjerës që kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e kësaj të fundit dhe e kishte gjetur pa shenja jete./abcnews.al