Dhunoi një grua në QSUT, procedohet nipi i deputetit socialist

schedule19:49 - 3 Gusht, 2019

schedule 19:49 - 3 Gusht, 2019

Procedohet penalisht një tjetër anëtar i familjes së deputetit socialist Rahman Rraja. Nipi i tij, Ramaza Rraja është shoqëruar në polici pasi ka dhunuar disa ditë më parë një grua në oborrin e QSUT. Pezullohet nga detyra edhe një efektive policie e cila nuk ka reaguar, edhe pse ishte e pranishme në vendngjarje.

Telashet për deputetin e Partisë Socialiste Rrahman Rraja duket se nuk kanë të sosur. Pas të birit Rexhep Rraja që u akuzua për ushtrim dhune nga e dashura, i proceduar penalisht në polici për ushtrim dhune ka përfunduar edhe nipi i tij Ramazan Rraja. Pak ditë më parë u bë virale në rrjetet sociale një video ku një djalë dhunonte një grua në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe vetëm këtë të shtunë policia e ka proceduar penalisht të riun.

Policia shprehet se ngjarja ka ndodhur mengjesin e 31 korrikut. Burime bëjnë me dije se Ramazan Rraja ka deklaruar para grupit hetimor se gruaja i kishte kërkuar që ta dërgonte diku me makinë dhe ai e ka refuzuar. Pasi i ka kthyer përgjigje negative, sipas Rrajës gruaja i ka qëlluar makinën. Ai ka sqaruar se më pas ka ushtruar dhunë ndaj gruas, por është penduar.

Në pamje, duket edhe një efektive e pranishme në momentin e ngjarjes, e cila qëndron indiferente. Për këtë arsye, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka vendosur pezullimin e saj nga detyra si dhe ka nisur verifikimet për veprimet apo mosveprimet e saj./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!