Dhunoi manifestuesit, shkarkohet bashkëpunëtori i presidentit Macron

schedule14:58 - 20 Korrik, 2018

schedule 14:58 - 20 Korrik, 2018

Pallati Elize në Francë u përfshi në një skandal. Alexandre Benalla, bashkëpunëtor i presidentit Emmanuel Macron, është pushuar nga puna. Kjo është njoftuar nga zyra për shtyp e Presidentit e Republikës franceze.

“Nga sot Benalla është në gjendje ndalimi”, njoftoi prokuroria e Parisit, e cila të enjten hapi një hetim paraprak për “dhunë nga ana e personave të ngarkuar në mision të shërbimit publik”.

Bashkëpunëtori i Macron përfundoi në polemika pasi është filmuar, ndërsa në protestat e 1 Majit dhunon një manifestues. Fillimisht ai u pezullua nga detyra për dy javë. Ndërsa më pas iu dhanë funksione të tjera administrative në presidencë. Por tani ai është shkarkuar nga detyra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!