Dhunoi ish-bashkëjetuesen, si u “justifikua” Gleard Gusholli në Gjykatë

schedule13:17 - 18 Prill, 2023

schedule 13:17 - 18 Prill, 2023

TIRANË– Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Gleard Gushollin dhe detyrim paraqitje për katër të afërmit e tij. Ai u arrestua pak ditë më parë pasi kishte mbajtur dhe dhunuar për ditë më radhë ish të dashurën e tij.

Pavarësisht se seanca u mbajt me dyer të mbyllura, gazetari i ABC News, Ermal Vija, ka mësuar detaje rreth deklaratave që ai ka dhënë para trupit gjykues. Gusholli është shprehur se gjithçka ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

“Ai është shprehur se “gjithçka ka ndodhur për shkaqe xhelozie”. Seanca është zhvilluar me seanca të mbyllura dhe se gjithçka ka ardhur për shkak të xhelozisë”, raportoi gazetari.

Një ditë më parë ish-bashkëjetuesja e akuzoi Gushollin se e ka goditur dhe dhunuar në të gjithë trupin, madje e kishte detyruar kundrejt dëshirës të pinte dhe lëndë narkotike të llojit kokainë./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!