DURRËS – Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për shkak se akuzohet për dhunë në familje.
I arrestuari është G. S., 52 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç.
Njoftimi i policisë:
DURRËS – Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin:
G. S., 52 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç.
/abcnews.al/