Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi dhunoi dhe shtyu nga shkallët një person.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “18-shtatori”, ku pasi e ka goditur me grusht 55 vjeçarin pas një konflikti, autori e ka shtyrë nga shkallët duke i rrezikuar jetën.
55 vjeçari ka marrë lëndime të shumta dhe për rrjedhojë është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë./abcnews.al