Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëshorten, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

schedule11:35 - 21 Nëntor, 2020

schedule 11:35 - 21 Nëntor, 2020

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Gjithashtu mësohet se 58-vjeçari P.Z., ka “kërcënuar” bashkëshorten me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në ditën e djeshme, në qytetin e  Vlorës. Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Dhunë në familje”.



Vlorë/Informacion

Kanosi me mjet të mprehtë dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes vihet në pranga 58-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. Z., 58 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në datë 20.11.2020, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Dhunë në familje”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!