Dhunoi denoncuesen, pezullohet nga detyra inspektori i policisë së Himarës, e pëson edhe nën komisari

schedule13:27 - 30 Qershor, 2021

schedule 13:27 - 30 Qershor, 2021

Vlorë – Janë pezulluar nga detyra dy punonjës të policisë së Himarës për shkak se akuzohen për kryerje veprimesh arbitrare.

SHÇBA, Vlorë ekzekutoi urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për punonjësit e Policisë:

N/Komisar Xhevfet Qepo., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë dhe  Inspektor Kastriot Satka, me detyre SPZ në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë.

Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit Kastriot Satka.

Njoftimi i SHÇBA:

SHÇBA, në kuadër të procedimit penal nr.1522/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ekzekutoi urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për punonjësit e Policisë:

  • N/Komisar XH.Q., me detyrë Shefi Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Himarë;
  • Inspektor K.S., me detyre SPZ në Njësinë Administrative Lukovë, Himarë.

Procedimi ka filluar mbi bazën e kallëzimit të një shtetaseje për veprën penale të “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, pasi është ushtruar dhunë ndaj denoncueses, nga ana e Inpektorit K.S. 

Ekzekutimi i urdhërit u pasqyrua me proces-verbalin përkatës dhe materialet u vunë në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Vlorë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!