Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në fshatin Grabian në Divjakë, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte pajisur me urdhër mbrojtje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 48 vjeç, banues në Grabian, Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
/abcnews.al