Një 46-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë nga policia në Gjirokastër.
Ky shtetas ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë u krye nga Specialistët për Hetimin e Krimieve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. R., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ndaj vajzës së tyre’, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al