Një 42 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.
Sipas informacioneve mësohet se ndalimi i tij është bërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 të cilët kanë vënë në pranga 42 vjeçarin, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ndaj djalit të tyre të mitur./abcnews.al