Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 63-vjeçari në Divjakë

schedule10:44 - 2 Korrik, 2024

schedule 10:44 - 2 Korrik, 2024

Një 63-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten në Divjakë. Si pasojë, ka përfunduar në prangat e policisë.

“Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi në flagrancë shtetasin 63 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al