Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, për veprën penale “Dhunë në familje”. Dyshohet se 38-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet procedura i kaluan prokurorisë.
/abcnews.al/