Detaje të reja kanë dal nga arrestimi i 32-vjeccari nga Kosova në Tiranë, i cili kishte grabitur një shumë parash në një banesë në zonën e Bllokut.
AbcNews mëson se Dren Osmani me datë 15 kishte hyrë në Shqipëri dhe po në të njëjtën ditë ka kryer edhe grabitjen ndërsa më pas ka tentuar të largohet në drejtim të Kosovës, por është kapur nga efektivët e Komisariatit nr.2.
Sakaq, mësohet se ai me datë 15 janar, ka hyrë në banesën e marrë me qira nga 3 vajza Filipineze. Ai i ka dhunuar me grushte dhe shqelma duke u shkaktuar plagë dhe duke i kërcënuar se do i vriste nëse nuk i jepnin paratë. 32-vjeçari ka mundur qe të marrë një shumë prej 5 mijë e 500 euro në banesën e vajzave Filipineze në zonën e Bllokut. Pas arrestimit policia ka kryer edhe një kontroll por 32-vjeçarit nuk i janë gjetur sende të tjera të palejueshme. Policia po heton nëse 32 vjecari ka pasur informacion dhe bashkëpunëtor nga persona të tjerë./abcnews.al