Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunohet rëndë punonjësi i pastrimit/ Vlorë, ndalohen dy autorët e dyshuar, me precedent për plagosje dhe narkotikë

schedule20:17 - 9 Tetor, 2025

schedule 20:17 - 9 Tetor, 2025

Një akt dhune i rëndë ka tronditur sot qytetin e Vlorës. Rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles, është dhunuar fizikisht Kozma Kukli, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit, i cili ndodhet aktualisht në reaminacion në spitalin rajonal të Vlorës.

Sipas dëshmisë së vetë të moshuarit, dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur pa asnjë paralajmërim.

Banorët përreth kanë ndërhyrë menjëherë, duke njoftuar ambulancën dhe policinë, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spital. Mjekët bëjnë me dije se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në syrin e djathtë, i cili rrezikon shikimin.

Sakaq, policia ka ndaluar 2 autorët e dyshuar, me precedentë të mëparshëm kriminalë, Ermal Sakaj dhe Kaludio Nurçaj.

Shtetasi 37 vjeçar Ermal Sakaj ka qenë i dënuar më parë për ‘Plagosje të rëndë me dashje’ të kryer me armë zjarri. Autori tjetër i dyshuar, 30 vjeçari Kaludio Nurçaj rezulton i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje narkotike’

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!