Dhunohet polici i burgjeve në Tiranë, autorët i marrin armën e shërbimit

schedule10:05 - 28 Shtator, 2024

schedule 10:05 - 28 Shtator, 2024

Një punonjës i policisë së burgjeve është dhunuar gjatë orëve të vona të natës në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Momentalisht Arbër.L, ndodhet në spitalin e Traumës për shkak të dhunës që është ushtruar ndaj tij.

Mësohet se punonjësit të policisë së burgjeve dhunuesit i kanë marrë edhe pistoletën e shërbimit.

Deri në këto momente ende nuk ka persona të arrestuar për këtë ngjarje, megjithatë policia po kryen hetime si po punon me hapjen e kamerave të sigurisë për të zbardhur dinamikën e dhunimit të policit./abcnews.al