Dhunohet drejtori i Postës Shqiptare në Lezhë, nuk dihet kush janë autorët

schedule18:11 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 18:11 - 26 Dhjetor, 2022

Drejtori i filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku, është dhunuar në rrethana ende të paqarta.

Burime bëjnë me dije se Çoku është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se nuk ka fraktura.

Ai ka thënë se autorët kanë qenë dy dhe janë larguar pas sulmit, por ai nuk i ka njohur.

Njoftimi i policisë:

Sot, më datë 26.12.2022, rreth orës 16:35, në lagjen “Gurra”, Lezhë, dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin P. Ç., 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!