TIRANË- Një punonjëse e OSHEE-së është dhunuar në krye të detyrës në qytetin e Tiranës.
Policia thekson se 37-vjeçarja kishte shkuar të lexonte sahatin e një lokali, por papritmas është goditur nga pronari me sende të forta. Autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar, i cili dyshohet se ndihmoi agresorin të largohet nga vendi i ngjarjes.
Po ashtu është sekuestruar automjeti i 30-vjeçarit, me të cilin u largua autori.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, Spartak Cara, 38 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po kryen kontrolle për kapjen dhe ndalimin e 38-vjeçarit, që dhunoi punonjësen e OSHEE-së.