Dhunimi i avokatit të Berishës: Ja fytyrat dhe emrat e dhunuesve

schedule17:53 - 29 Maj, 2024

schedule 17:53 - 29 Maj, 2024

Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi u dhunua këtë të mërkurë nga 4 persona. ABC News ka siguruar fotot e tyre.

Gazetari Ervin Leka raporton se autorët janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia. Dy të fundit janë vëllezër dhe njëri prej tyre është shoqëruar nga policia.

Sokol Mëngjesi është futur në intubim në Spitalin e Traumës. Burime nga Trauma konfirmojnë për ABC News se avokati ka pësuar dëmtime serioze në kokë.

Ai u dhunua të mërkurën në rrugën “Pjetër Bogdani” në Kryeqytet. Autorët e kanë pritur avokatin para një kopshti, ku sapo ai ka lënë djalin e tij dhe ne dalje e kanë sulmuar.

Në kamerat e sigurisë duket se avokati i ka njohur autorët pasi komunikon me ta, ndërsa më pas ata e godasin e me grushte duke e rrezuar në tokë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!