Dhunimi i 11-vjeçares, Fifi bën thirrje: Të organizohet një protestë edhe në Tiranë

schedule16:23 - 30 Gusht, 2022

schedule 16:23 - 30 Gusht, 2022

Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë nga 5 persona ka tronditur mbarë opinionin publikë, mes tyre dhe personazhe të njohur. Këtu mund të përmendim këngëtaren, Fifi, e cila ka bërë thirrje që protesta që do të mbahet nesër në Prishtinë, të organizohet edhe në Tiranë.

LEXO EDHE: “Më kanë ngacmuar seksualisht”, Dafina Zeqiri rrëfehet publikisht për herë të parë

“I bëj thirrje të gjithë atyre që janë marrë më mu merruni me çështje më të mëdha si përdhunimi i vajzave të mitura”, ka shkruar fillimisht Fifi.

Më tej, ajo ka ndarë edhe njoftimin e protestës, ku thuhet: “Solidaritet me Prishtinën, për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale, sheshi “Nënë Tereza” e mërkurë, 31 gusht, ora 18:00”.

Ky postim tashmë ka nisur të shpërndahet nga të famshëm shqiptarë në rrjetet sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!