“Dhunë seksuale në grup”, arrestohen 3 shqiptarët në Itali, rrahën dhe filmuan emigranten në motel

schedule15:27 - 14 Nëntor, 2022

schedule 15:27 - 14 Nëntor, 2022

Tre të rinj shqiptarë u arrestuan nga karabinierët e Compagnia di Corsico. Ata akuzohen për dhunë seksuale në grup në një dhomë moteli duke përfshirë goditje të rënda dhe kafshime kundër një 23-vjeçareje.

Kjo e fundit kishte takuar njërin prej tyre në një klub në Milano dhe ishte larguar me të pasi kishte rënë dakord për një “shërbim seksual me pagesë.”

Të tre, 21, 23 dhe 29 vjeç përfunduan në burg dy ditë më parë me urdhër të gjyqtares hetuese të Milanos, Alessandra di Fazio.

Në dhomën e hotelit, më datën 3 maj hyri edhe vëllai dhe kushëriri i të riut që kishte shoqëruar gruan me origjinë nga Haiti.

E reja, siç thuhet në deklaratë, i është lutur vazhdimisht të treve që të ndalojnë, por ata e kanë urdhëruar që të heshtë, shkruan Ansa.

Ata gjithashtu e kanë filmuar gjithë momentin e abuzimit me telefon.

Ka qenë e njëjta grua që ka denoncuar atë mëngjes tek karabinierët dhe hetimet e muajve të fundit kanë çuar në arrestimin e 3 shqiptarëve./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!