Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, për dhunë në familje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu është arrestuar një 47 vjeçar, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetësja 45 vjeçe, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës së tyre.
Në prangat e policisë, ka rënë edhe 51-vjeçari, po banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.abcnews.al/