Dhunë në familje, kanosje dhe vjedhje/ Një e arrestuar dhe disa të proceduar në Fier

schedule15:48 - 18 Qershor, 2024

schedule 15:48 - 18 Qershor, 2024

Disa persona janë proceduar dhe një një tjetër është arrestuar nga policia e Fierit për vepra të ndryshme penale.

Autoritetet kanë arrestuar një 21 vjeçare pasi ka ushtruar dhunë ndaj mamasë së bashkëjetuesit të saj dhe ka përndjekur këtë të fundit.

Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për disa persona të tjerë. Përkatësisht për një 49-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa një 42-vjeçar banues në fshatin Frakull e Madhe është proceduar pasi për motive të dobëta ka kanosur një person.

Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin , 36 vjeç, banues në Patos, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i është afruar bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë në komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasja, 42 vjeçe, banuese në Patos, e cila kallëzoi se gjatë natës, shtetas të paidentifikuar i kanë vjedhur në banesë, një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-67 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr pranë hekurudhës në lagjen “Sheq i Madh”, duke rrezikuar banesat përreth;

– 42 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe, pasi ka kanosur një shtetas 41 vjeç, për motive të dobëta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!