Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Një 48-vjeçar dhe një 54-vjeçar janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë, përkatësisht ndaj nënës dhe bashkëshortes e djalit të tij.
Po ashtu në pranga janë vënë edhe 2 shtetas për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhje një tjetër është ndaluar pasi është dënuar me 1 muaj burg për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. Xh., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, si dhe ka dëmtuar orenditë e banesës së tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin G. L., 54 vjeç, banues në Kamëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. K., 55 vjeç, dhe A. Sh., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin M. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al