Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi : Sh.B, 62 vjeç, banues në Dibër.
Në banesën e tij, ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases B.B.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale ”Dhunë në familje”. /abcnews.al