Një 57 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjes pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Sipas policisë mësohet se shtetasi R. C., 57 vjeç, banues në Lushnjë, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin R. C., 57 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al