Dhunë fizike dhe të dehur në timon, arrestohen 4 persona në Lezhë

schedule09:35 - 2 Gusht, 2021

schedule 09:35 - 2 Gusht, 2021

Katër persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Policia e Lezhës ka arrestuar 42-vjeçarin Sh.R., pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Gjithashtu 37-vjeçaro L.Z., banues në lagjen “Nënë Tereza” është ndaluar pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan 42-vjeçarin A. M., banues në Kallmet, Lezhë dhe Sh. R., 37 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, pasi janë kapur në vendin e quajtur “Rrethi i Shëngjinit” dhe në Fushë Milot, duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Ndërsa 63-vjeçari A.M., banues në Kurbin është proceduar penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit” pasi punonjësit e restorantit të tij me dijeninë e tij kanë hedhur mbeturina në shtratin e lumit Mat.

Informacion-DVP Lezhë-Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 4 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, procedohet penalisht një shtetas tjetër, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. R., 42 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ndalimi i shtetasit L. Z., 37 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. M., 42 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë dhe Sh. R., 37 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rrethi i Shëngjinit” dhe në Fushë Milot, duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në Kurbin, pronari i një restoranti. Procedimi ndaj këtij shtetasi ka filluar, pasi punonjësit e restorantit, me dijeninë e tij, kanë hedhur mbeturina në shtratin e lumit Mat.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!