Dhunë e grushta në Parlament/ Valteri: Keqardhje për veprimin e Nallbatit, Berishës po i shtrëngohet laku

schedule23:29 - 30 Tetor, 2023

schedule 23:29 - 30 Tetor, 2023

Ish deputeti Halit Valteri thotë se dhuna dhe grushtet në Parlament gjatë seancës së kësaj të hëne, ishte një skenar që parashikohej të ndodhte.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Valteri tha se shpreh  keqardhje për veprimin e deputetit demokrat, Bledion Nallbati, i cili goditi kolegun socialist, Vullnet Sina.

Sipas Valterit, Sali Berishës po i ngushtohet laku dhe po i përdor deputetët për të prishur seancat e Parlamentit.

“Ky skenar parashikohej të ndodhte. Berisha është politikan që përpara vetes së tij, nuk njeh as normë, as moral, as besë, asnjë lloj gjëje, për sa kohë ka në fokus atë skenarin e tij për të vazhduar të stabilizojë qoftë edhe për disa orë Kuvendin e Shqipërisë, pasi vendin, nuk është se ka mundësi ta bëjë, për shkak se nuk ka mbështetës nga pas. Ndërsa, aty e ka atë grupin e tij të mbështetësve. Më vjen keq që të shoh Bledionin të bëjë veprime të tilla. Vullneti ka fëmijët sa ne, unë kam qenë shok klase me të bijën e tij. Bledioni 4 vjet më i madh se ne, është e turpshme nga ana e një deputeti, aq më tepër të ri në moshë, duhet të jetë një shembull për të rinjtë, që aspirojnë të futen në politikë dhe jo të bëhet levë dhe mashë e karagjozit Berisha sa herë i lipset nevoja për të prishuar seancat e parlamentit, pasi çdo ditë ingushtohet laku dhe nuk do të ketë më mundësi që të jetë më në atë sallë.

Berisha ndoshta ka nostalgji për kohën kur bënte letra anonime dhe çonte në gjyq këdo që i prishte punë për karrierën e tij, qoftë si doktor i bllokut apo qoftë edhe për të arritur aty ku arriti si njeriu u çua nga Ramiz Alia për të gllabëruar protestën e studentëve dhe për të pasur një komunist të devotshëm në krye të lëvizjes studentore. Sali Berisha mund të hedhë në gjyq çdokënd që ka mundësi të hedhë në gjyq, por a do i përgjigjet gjyqit vetë njëherë? Ka një gjyq, një proces gjyqësor ku akuzohet për korrupsion. Sali Berisha është një person i cili po hetohet për korrupsion gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si kryeministër. Politikisht po vdes vetë dhe po vdes edhe Shqipërinë duke mos lejuar një opozitë normale”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!