Dhuna virtuale/ Mbi 40 përqind e grave janë dhunuar përmes teknologjisë. Sociologët: Shumica e tyre hezitojnë të kërkojnë ndihmë

schedule15:28 - 17 Janar, 2024

schedule 15:28 - 17 Janar, 2024

Teknologjia nga zgjidhje shpesh është kthyer në problem.

Rreth 41% e grave dhe vajzave shqiptare aktive në internet kanë përjetuar gjatë jetës së tyre një nga format e dhunës përmes teknologjisë.  Afro  1/3  janë përballur me të në  facebook dhe instagram.

Anët e errëta të  digjitalizimit  në vendet e rajonit   i studio  UN Women.  Ndërsa pedagogia e Shkencave Sociale  Elona Dhembo bazuar dhe në studime të tjera  flet  për  rritje  të fenomenit pas pandemisë.

Më së shumti  dhuna ndaj grave përmes teknologjisë sipas  studimit  ushtrohet nga të panjohur.   Në 32,1 % të rasteve vjen nga persona të afërt, partnerë, familjarë, miq, kolegë.

Vetë të rejat  në Shqipëri tregojnë  forma të kësaj dhune.

Në të gjitha format e saj dhuna ndaj grave përmes teknologjisë sipas UN Women  ushtrohet për të njëjtat arsye: për ti mbajtur nën kontroll,  margjinalizuar dhe kufizuar lirinë e tyre.

Sipas pedagoges së Shkencave Sociale dhuna online  është reflektim i asaj offline.

“Shqetësuese është pjesa e fajsimit të viktimës. kjo është një pengesë shumë e madhe për raportim dhe kërkim ndihme.  Ajo që u vu re, kishte hezitim për të kërkuar ndihmë, psh 70% e atyre që raportuam se kishin përjetuar dhunë apo përndjekje online nuk kishin kërkuar asnjë lloj ndihme.  Pjesa tjetër kërkojnë ndihmë tek familja, miqtë e shumë pak tek institucionet.”

Sipas UN Women përparimet e shpejta në teknologji dhe keqpërdorimi i saj zhvillohen shumë më shpejt se aftësitë e aktorëve shtetërorë dhe të shoqërisë civile për t’iu kundërpërgjigjur në mënyrë efektive dhunës ndaj grave.

“Duhet seriozitet i madh të trajtimit të dhunës virtuale sëpse pasojat janë reale si dhuna që ndodh në kontekstin fizik.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!