Moderatorja Fjoralba Ponari ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku u ekzekutua nga efektivi i policisë 25-vjeçari Klodian Rasha. Në një reagim në rrjete sociale, Fjoralba thotë se kjo është një tragjedi jo vetëm për të ndjerin, por gjithashtu dhe për mbarë popullin që sot ndihen më të pasigurtë se kurrë.
“Në ditën e rinisë, Klodiani, një djalë 25-vjeçar humbi jetën nga dora e një efektivi policie. Para së gjithash, kjo është fatkeqësia e dy njerëzve, atij që humbi jetën në këtë tragjedi dhe atij që tërhoqi këmbëzën…e një populli mbarë që sot kërkon drejtësi edhe pse më të pasigurtë se kurrë.
Dhe unë si shumë prej jush kërkoj drejtësi, si qytetare e këtij vendi, duke filluar nga ministri Lleshaj, shefi i komisariatit, efektivi e deri tek çdo njeri përgjegjës sot për jetët e rrënuara dhe të humbura që mbajnë në ndërgjegje të qytetarëve shqiptarë.”, shkruan Fjoralba.
Më tej, ajo shpreh indinjatë dhe ndaj reagimit të protestusve mbrëmjen e djeshme, ku thotë se “dhuna nuk është kurrë zgjidhja”. “Klodiani mund të ishte vëllai im, polici mund të ishte vëllai im, policët që gjuheshin sot me gurë po ashtu mund të ishin vëllai im…por jo një protestues që vandalizon. Dhuna nuk është kurrë zgjidhja, dhuna gjeneron vetëm dhunë!“, shtoi ajo./abcnews.al