Dhuna në protestë, Karamuço: Policia shqiptare e patrajnuar

schedule19:27 - 18 Mars, 2022

schedule 19:27 - 18 Mars, 2022

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc, të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar sjelljen e policisë në protestë dhe dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve.

Karamuço tha se është për të ardhur keq të shohësh dhunën policore mbi civilët, mbi të gjithë mbi gjininë femërore dhe personat me aftësi të kufizuara.

Karamuço theksoi se policia shqiptare është e pra trajnuar për të përballuar protestat.

Sipas tij sjellja e policëve civilë në protestë është në shkelke me ligjin, pasi ata duhet të prezantohen jo vetëm duke folur por duke prezantuar dhe distinktivin.

Forca e ligjit e përshkallëzuar është se nëse unë si funksionar policie duhet të të prezantohem në momentin që kërkoj të të shoqëroj. Nëse ka kundërshti atëherë ushtrohen metoda neutralizuese por asnjëherë nuk duhet përdorur dhunë. Polica shqiptare nuk është e trajnuar’, tha Karamuço.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!