“Sherrin në Kuvend e provokoi Bislimi”, Këshilli për të drejtat e Njeriut kritikon Konjufcën

schedule12:52 - 17 Korrik, 2023

schedule 12:52 - 17 Korrik, 2023

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u ka drejtuar gishtin zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimit dhe kryeparlamentaritglaukkonjufca për përleshjet fizike mes mes deputetëve dhe ministrave në kuvend.

Përmes një deklarate zyrtare sqarohet se bislimi nuk ka pas asnjë të drejtta grisë fotografinë e vendosur nga deputetët e opozitës.

“Besnik Bislimi nuk ka pasur asnjë të drejtë ta grisë një foto që e vendosi opozita, pavarësisht përmbajtjes. Këtë të drejtë e kanë pasur deputetët e pozitës sikur edhe çdo deputet në Kuvendin e Kosovës.Shkelje tjetër ishte kur po ky z.kryministër e gjuan me shishe uji deputetin Lushtaku”

Sipas këshillit për mbrojtjen e të drejtave të lirive, një situatë e tillë mund të ishte shmangur nëse do tëmenaxhohej më mirë dhe të respektohej rregullorja e punës  nga drejtuesi i seancës, GlaukKonjufca.

“Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit, po të kishte pasur profesionalizëm dhe guxim do ta largonte nga seanca Besnik Bislimin sepse, si mysafir, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit ndërmori veprime që nuk i takojnë sikur që sulmoi deputetin Lushtaku. Shkelja më e rëndë që e bëri kryetari i Kuvendit ishte thirrja drejtuar policisë së Kosovës të ndërhyjë sa ishte duke u zhvilluar seanca.”

Lidhur me përleshjet fizike që ndodhën në Kuvendin e Kosovës të enjten Prokuroria ka nisur hetimet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!