Dhuna në Fushë-Krujë/ Gazetari: Pamjet të kujtojnë mafien siçiliane, shefi i komisariatit u la vetëm

schedule15:56 - 7 Korrik, 2023

schedule 15:56 - 7 Korrik, 2023

FUSHË KRUJË- Një sulm me sende të forta solli plagosjen e dy personave me mbiemër Maja në fshatin Borizanë në Fushë-Krujë.

Në një video të shpërndarë, shihen disa anëtarë të fisit Rraja, të cilët me shkopinj bejsbolli sulmuan dhe më pas i goditën egërsisht dy persona të fisit Maja, të cilët në atë moment ishin ulur në një lokal dhe po pinim kafe.

Gazetari i njohur, Ferdinand Dervishi, tha se ngjarja është shumë e rëndë. Sipas tij, kur sheh pamjet e dhunës, të kujtohen veprimet e mafies siçiliane gjatë viteve 1980-1990.

Ngjarja shumë e rëndë. Ajo që pa një popull përmes kësaj videoje, është shumë e rëndë. Për ata që e njohin kriminalitetin, fotografia e një njeriu me pistoletë në këtë formë dhe ato shkopinjtë e bejsbollit të kujtohen vetëm mafien siçiliane në vite 80-90 asgjë tjetër, jemi në Fushë-Krujë dhe na shfaqen pamjet sikur aty po veproni mafia siciliane”, tha ai.

Ai thotë se gjithë kjo histori lidhet me biznesin e guroreve, pasi pothuajse gjysma e Shqipërisë furnizohet me pllaka guri dhe granil në Fushë-Krujë dhe fitimet janë shumë të larta.

Kjo tregon se ata janë ndjerë shumë të sigurt se çfarë bëjmë dhe si sillen atje dhe çfarë kanë arritur të bëjnë në Fushë Krujë. Gjithë kjo histori ka lidhje me biznesin e gurorëve në Fushë Krujë. Fushë-Krujë është vendi i vetëm që ka material ndërtimi, pllaka guri, granil në afërsi të Tiranës dhe Durrësit, që do të thotë se gjysma e Shqipërisë furnizohet aty”, theksoi ai.

Gazetari shtoi se këto skena që shohim sot në Fushë-Krujë tregon se pushteti vendor nuk ka funksionuar asnjëherë siç duhet. Referuar burimeve, gazetari tregoi edhe shkakun i cili ka çuar deri në përplasjen masive.

Tregon se në pushtetin vendor nuk janë zgjedhur njerëzit e duhur. Shpërthimi bëhet me dinamit, dinamiti është lëndë kimike, Shpeshherë për të shmangur dinamitin që blihet, kanë përdorur sulucione artizanale, që kanë përdoru nitrat dhe kur bëhen shpërthime lëshon një pluhur të verdhë, që është shumë helmues për zonën. Guroret janë fitimprurëse në Krujë. Sipas burimeve, ka pasur një incident një ditë më përpara që janë konfliktuar me një punëtor të Rrajave. Kjo thuhet se ka sjell këtë ngjarjen që pamë, e cila është shumë e rëndë”, theksoi gazetari Dervishi.

Gazetari tregoi një tjetër episod, kur tha se shefi i Komisariatit të Fushë-Krujës është lënë vetëm në vendin e ngjarjes pasi nuk kanë shkuar ekspertët  e fushës.

Në këtë vend kemi të instaluar me breza anti-shtetin. Pikëpyetja e madhe është a ka shtet aty? A ka rend aty? Nuk ka dosje te vjetra, janë zhdukur. Ka shumë bashkëpunim të policisë me krimin, sidomos me kanabisin. Policia ka funksionuar kështu gjithmonë. Shefin i ri i komisariatit kishte 24 orë pasi është emëruar, që i ndodhi ngjarja dhe ai është lënë vetëm. Në burimet e mia ai është lënë vetëm, sepse nuk kanë ardhur ekspertët. Kjo është e frikshme. Ai ka për të dështuar aty nëse nuk ka mbështetje”, tha Dervishi.

Por, pavarësisht këtij skenari të dhunshëm, Dervishi theksoi se ka një vullnet të politikës dhe policisë për të goditur fenomenin e të fortëve në Fushë-Krujë. Ai tha se ky është momenti dhe shpreson që ky vullnet të shkojë deri në fund.

Ajo që na bën edhe bashkë në këtë histori, është se ne si opinion publik, plus politika për herë të parë mbase, plus policia, janë bërë bashkë për ta goditur këtë fenomen. Është momentin i duhur për ta goditur Fushë-Krujën dhe për ta bërë Fushë-Krujën një qytet pa kaq shumë krim. Është momenti i duhur. Të shpresojmë se do bëhet”-përfundoi Dervishi./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!